Stadiumi Olimpik i Kievit përgatitet për finalen e Champions-it (Foto)

14/05/2018 16:33

Ndeshja e fundit e sezonit të Champions League do të luhet në stadiumin Olimpyskiy, në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev. Për këtë arsye, kanë nisur përgatitjet në këtë stadium për të pritur Real Madrid dhe Liverpool, finalistet e këtij kompeticioni.

Stadiumi ndërtua në vitin 1923 dhe pësoi një rikonstruksion të plotë në vitin 2011, përpara finaleve të Evropianit të vitit 2012, të zhvilluara në Poloni dhe Ukrainë.

Stadiumi ka një kapacitet prej 70 mijë vendesh dhe aty janë zhvilluar ndeshje të paharrueshme si fitorja e Anglisë në grup me Suedinë apo dhe finalja e Evropianit, ku Spanja mundi Italinë me rezultatin 4-0. Përgjithësisht gjatë sezonit ky stadium përdoret nga Dinamo e Kievit në kampionatin vendas, por edhe për ndeshjet e ekipit kombëtar të Ukrainës.

FOTO GALERI
5/17

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA