“Këngët e Vendit Tim”/ Koncert festiv në Durrës për Ditën e Pavarësisë
28/11 15:16
Çelja e sezonit turistik në Vlorë ka vijuar edhe aktivitete të shumta, por dhe me një festival ndërkombëtar, Aulona Folk.
Pjesëmaresit nga disa shtete kanë mbushur jo vetëm skenën, por dhe rrugët e qytetit bregdetar të Vlorës.
Për të dhjetin vit radhazi grupet që marrin pjesë nga vendet e Ballkanit, Europës e Aziasë janë ngjitur në skenën e këtij festivali, i cili do të mbush sheshin e Kinemasë verore në Lungomare për tre netë rresht.
Për herë të parë këtë vit pjesëmarrës është edhe një grup nga Kina.
Paraditen e së dielës, ansamblet u mblodhën në plazhin e Orikumit, ku edhe janë përgatitur për mbrëmjen e së dielës. Festivali Aulona Folk do të vijojë për tre netë.
Top Channel