Kur kanë kaluar më tepër se 100 vite nga mbytja e anijes së famshme Titanik, në ujërat e Atlantikut Verior, teoritë konspirative nuk rreshtin së hedhuri dritë mbi të tjera detaje të asaj ngjarjeje.
Më e fundit është ajo e shkrimtarit Robert Gardiner, që ka shkruar librin e titulluar ‘Titaniku, anija që nuk u mbyt kurrë’ dhe që hedh dritë mbi një manovër të kompanisë që dispononte anijen.
Sipas Gardiner, e njëjta kompani që prodhoi Titanikun, më herët kishte hedhur në lundrim një anije simotër të saj, të quajtur Olympics.
Kjo e fundit, për shkak të rivalitetit u përplas me anijen e një tjetër kompanie, HMS Haëke, duke dëmtuar dy nga ndarjet e ujit.
Por kompania e sigurimeve White Star, pasi konstatoi se Olympics ishte në faj, vendosi të mos paguajë dëmin që kjo kishte shkaktuar, duke bërë që kompania të rrezikohej shumë, pasi kishte kryer vetëm 4 lundrime deri në atë kohë.
Kështu u vendos të manipulohej me ndërtimin e një anijeje të re, të quajtur Titanic, por që në fakt ishte Olympics, e cila u hodh në lundrim dhe pas mbytjes kompania mori dëmshpërblimin nga sigurimi, që i shërbeu për të ndërtuar anije të tjera në vijim.
Top Channel