Tre vëllezër nga Shkodra kishin çuar mjetin e tyre në një servis në Vaun e Dejës dhe duket se mosmarrëveshjet me pronarin e servisit kanë qenë fillesa e konfliktit, ku më pas ata kanë plagosur me armë 43-vjeçarin.
Policia e Shkodrës bën të ditur se janë identifikuar dhe po punohet për kapjen e “A. B. 26 vjeç, T. B. 24 vjeç, K. B. 19 vjeç, (vëllezër) banues në lagjen “Ahmet Haxhija”, Shkodër, pasi për motive të dobëta, në një servis automjetesh në Laç, Vau i Dejës, kanë plagosur me armë zjarri, pistoletë, shtetasin, E. S., i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, nën kujdesin e mjekëve”.
Nga këqyrja e vendit të ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 4 gëzhoja, model 54, kalibër 7.62 mm dhe 4 predha.
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprën penale “Vrasje me paramendim, e mbetur në tentativë, në bashkëpunim” e “Armëmbajtje pa leje”.
Top Channel