Pjesëmarrja në finale të Eurovision rrit lumturinë e vendit, e thotë studimi

12/05/2018 23:45

26 vende janë më të lumtur sot, thjesht duke marrë pjesë në një festival ikonik kënge.

Bëhet fjalë për vendet që morën pjesë në Eurovision 2018, gara e bukur e këngës në kontinentin e vjetër që zhvillohet që prej 1956-s.

Sipas një studimi, kur një komb është pjesë e Eurovision, ka 13% më shumë mundësinë për kënaqësi më të lartë jete, se sa kombet që nuk janë pjesë e tij. Studimi i Kolegjik Perandorak të Londrës thotë se kënaqësia më e madhe për jetën mund të shndërrohet në përfitime fizike dhe mendore.

Një nga rezultatet e studimit tregoi se njerëzit kanë mundësi të jenë 4% më të kënaqur me jetën e tyre me çdo rritje prej 10 vendesh në renditje, për shembull nëse vendi i tyre renditet i 2 dhe jo i 12.

Shkencëtarët mblodhën të dhëna nga sondazhi i Eurobarometër, i cili përfshin përgjigje nga më shumë se 160 000 njerëz në 33 vende europiane për pyetjen e kënaqësisë për jetën menjëherë pas finaleve të festivalit nga 2009 deri në 2015.

Të dhënat tregonin rritje në cdo vend, jo vetëm tek njerëzit që ndiqnin festivalin, por edhe tek atë që shihnin persona të lumtur rreth tyre për këtë eveniment dhe ndikoheshin nga kjo. Studimi shkon përkrah të tjerëve të bërë më herët që kanë treguar se organizimi apo suksesi në ngjarje sportive si Superbowl apo Kupa e Botës mund të rrisë mirëqenien dhe produktivitetin e një qyteti apo kombi.

Top Channel