Ethet e finales së Eurovisionit kanë mbërthyer miliona shikues përpara ekraneve. Për herë të parë në finale janë tre shqiptarë, të cilët janë gjithashtu mes pretendentëve.

Veç Eugent Bushpepës, zëri ynë zyrtar në Festivalin Europian e Këngës, edhe dy bashkëkombës të tjerë, Eleni Fureira me flamurin e Qipros dhe Ermal Meta me të Italisë, përcjellin vlerat e tyre në skenën e Altice Arena.

Gjatë ditës, ekspertët britanikë kanë krijuar një listë me koeficientet e secilit shtet pjesëmarrës.

Kandidatja më e mundshme për të triumfuar sot në Portugali sipas këtyre eksperteve, duke iu vendosur edhe koefiçentin më të ulët, është Foureira.

E dyta në listë renditet Netta Barzilai e Izraelit me këngën super ritmike: Toy Boy, të evidentuar që në fillim si një prej favoriteve të qarta të konkurrimit.

Këngëtari Eugent Bushpepa ndërkohë renditet në vendin e 25-të, i pasuar vetëm nga Serbia. Këtë mbrëmje, ai do të ngjitet në skenën e Eurovizionit i 12-ti, pas Gjermanisë.

Festivali Europian i Këngës është praktikisht konkurrimi më i gjatë i përvitshëm ndërkombëtar në Televizion. Fillesat e tij janë në 1956-ten, ndërsa formatin e ka të frymëzuar nga festivali italian i Sanremos.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA