28/11 22:56
Shtatë persona mes tyre dhe katër fëmijë u gjetën të vdekur sot me plagë të marra nga armë zjarri, në një zonë rurale në jugperëndim të Australisë. Policia e konsideroi atë si vrasjen më të përgjakshme në 22 vjet.
Autoritetet nuk bënë komente nëse bëhej fjalë për vrasje dhe vetëvrasje, por bënë të ditur se nuk ishin në kërkim të ndonjë të dyshuari për ngjarjen.
Sipas policisë të gjithë viktimat banonin në të njëjtën shtëpi në Osmington, në fshatin me më pak se 700 banorë. Autoritetet u njoftuan nga një telefonatë sot herët në mëngjes. Në vendngjarje ata gjetën trupat e pajetë dhe dy armë zjarri.
Top Channel