“E kisha thënë! Rilindasit janë bërë shumë të parashikueshëm!”
Kështu e nis reagimin e saj kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi pas masës “arrest shtëpie” për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.
Kryemadhi thotë se vendimi ka ardhur në një ditë kur vëmendja e publikut është te ministri aktual dhe përgjegjësitë e tij. Më tej, kryetarja e LSI thekson se tashmë drejtësia ka vdekur dhe padrejtësia është përballë popullit.
“E kisha thënë! Rilindasit janë bërë shumë të parashikueshëm!
Gjithë ai nxitim; hiq, shkarko, shantazho, këtu do të dilte, për më tepër në ditën kur vëmendja e publikut është te ministri aktual dhe përgjegjësitë e tij, del në skenë ish ministri.
Një figurë e djegur, që përdoret dhe shantazhon sipas rastit ish kolegët!
Tashmë drejtësia vdiq plotësisht për t’ia lënë vendin përballjes së bandave dhe grupimeve në PS.
Tashmë padrejtësia është përballë popullit , sepse drejtësia ka mbetur peng në duart e Edi Ramës dhe bandës së tij”, mbyllet postimi i Kryemadhit.
Top Channel