Një 37-vjeçar nga Vau i Dejës është vënë në pranga nga blutë e Shkodrës, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Burime zyrtare policore bëjnë të ditur se Artur Ahmeti është larguar nga burgu në Torino të Italisë, ku gjykohej për shfrytëzim prostitucioni.
“Ndalimi i shtetasit Artur Ahmeti, u bë nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, e cila e ka shpallur person në kërkim ndërkombëtar me qëllim ekstradimi në Itali, pasi Gjykata e Apelit Torino/Itali, me vendim nr. SIEP 515/2009, datë 11.11.2016, e ka dënuar me 4 vjet e 3 muaj e 27 ditë burg për veprat penale “Largimi nga vendi i vuajtjes së dënimit” dhe “Shfrytëzimi i prostitucionit” të parashikuara nga nenet 110, 385 të Kodit Penal Italian”, njofton policia.
Top Channel