Mbi 70 mijë tifozë u larguan jashtëzakonisht të zhgënjyer nga ‘San Siro’, me Interin e Spallettit që hodhi poshtë në mënyrë të pabesueshme një mundësi të artë për të synuar kualifikimin në zonën Champions.

Zikaltrit u mposhtë me rezultatin 1-2 nga Sassuolo, në një sfidë ku pavarësisht fatit që nuk e patën aleat, nuk ka gjithsesi asnjë alibi.

Sfida nisi me Interin më kërkues, por Sassuolo shfrytëzoi një goditje dënimi për të kaluar në avantazh me anë të Politanos. Zikaltrit kërkojnë golin e barazimit, por fati dhe Politano janë tërësisht kundër tyre, duke u mohuar të paktën dy gola të sigurt.

Edhe pjesa e dytë nis me Interin në kërkim të golit të barazimit, por është sërish Sassuolo, që pas një kundërsulmi dyfishon avantazhin me një supergol të Berardit.

Spalletti provon gjithçka për të ndryshuar shifrat, ndërsa ndeshja rihapet me golin e Rafinhas, por ndonëse ka edhe shumë minuta lojë, topi nuk bindet për të hyrë në rrjetën e portës së Sassuolos, që largohet me 3 pikë nga kjo transfertë.

Tashmë zikaltrit mbeten dy pikë pas Lazios, që luan nesër ndaj Crotones dhe në rast fitoreje siguron pjesëmarrjen në edicionin e ardhshëm të Champions League.

Nga ana tjetër Interi ‘vetëvritet’ ndaj Sassuolos, ndërsa tashmë duhet të lutën që Crotone t’ju dhurojë një tjetër mundësi për të luajtur Championsin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA