E shtuna nis me diell, por shirat nuk mungojnë
12/05/2018 09:40
Mëngjesi i të shtunës është plot me diell, por gjatë ditës priten shtim të vranësirave, dhe në disa zona do të ketë dhe shira lokalë.
Sipas parashikimeve, reshje të dobëta priten në Fier, Berat, Vlorë e Gjirokastër, ndërsa temperaturat maksimale në vendet e ulëta do të arrijnë deri në 28 gradë Celcius, 26 në bregdet dhe 22 në vendet malore.
Top Channel