PD: Xhafajt i kap antimafia. Ministri nuk zbatoi ligjin për të vëllain

12/05/2018 13:19

Në ditën e katërt të akuzave ndaj ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj se ka mbrojtur nga ekstradimi dhe vuajtja e 7 viteve burg për trafik ndërkombëtar droge vëllain e tij Agron Xhafaj demokratët i akuzuan ata si subjekte të ligjit antimafia.

“Ligji Antimafia ka për qëllim konfiskimin e pasurisë së personave, të cilët kanë një nivel të pajustifikuar ekonomik, si rezultat i veprimtarisë së dyshuar kriminale, me qëllim parandalimin dhe goditjen ndaj krimit të organizuar dhe trafikuesve të lëndëve narkotike”, tha Gazment Bardhi.

Subekt i ligjit është çdo person për të cilin ka indicie se është pjesëmarrës apo ka kryer krime në kuadër të një organizate kriminale; dhe ka kryer krime që lidhen me trafikimin e lëndëve narkotike.

“Për rastin e Agron Xhafaj, jo vetëm që ka indicie për kryerjen e këtyre krimeve, por ky fakt është i provuar nga vendimet e drejtësisë italiane. Agron Xhafaj është dënuar me 7 vjet e 2 muaj burgim”, thotë Bardhi.

Por PD deklaron se subjekt i ligjit antimafia është edhe vetë Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj.

“Sipas Ligjit Antimafia neni 3, vetë Fatmir Xhafaj është subjekt i këtij ligji.
Neni 3 e thotë qartë se dispozitat e Ligjit Antimafia zbatohen edhe ndaj pasurive të personave, në pronësi ose të zotëruara në mënyrë të tërthortë nga personat e afërm (bashkëshorti, fëmijët, vëllezërit, motrat, bashkëjetuesi), për të cilët prezumohet regjistrimi i rremë, përveçse kur provohet e kundërta. Shqipëria është i vetmi vend në botë ku Ministri i Brendshëm, përgjegjës për zbatimin e Ligjit Antimafia, është vetë subjekt i Ligjit Antimafia”, thotë Alibeaj.

Demokratët pyetën Policinë edhe prokurorinë nëse ato po e zbatojnë ligjin antimafia për këtë rast

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA