E drejta e transmetimit të Serisë A është kthyer në një rebus të vërtetë, pasi vijon beteja ligjore mes Sky dhe Mediapro.
Fillimisht ishte transmetuesi spanjoll që bleu të drejtën e transmetimit, duke ofruar 1.05 miliardë euro për periudhën 2018-2021, shumë kjo ndjeshëm më e madhe se gjiganti Sky.
Më pas Mediapro vendosi të rishesë të drejtën e transmetimit, duke hapur ankandin për të interesuarit, por këtu filloi edhe ‘kryengritja’ e Sky.
Ata kërkuan pezullimin e këtij ankandi, me pretendimin se bie në kundërshtim me ligjin italian antitrust, duke argumentuar se transmetuesi spanjoll nuk është në gjendje për të dhënë një ofertë.
Së fundi një Gjykatë në Milano ka mbështetur pezullimin e ankandit, duke pranuar argumentet e Sky, ndërsa Mediapro ka apeluar menjëherë këtë vendim.
“Sky është i shqetësuar sepse po humb pozitën dominante në futbollin italian, por kjo nuk është për fajin tonë”, deklaruan përfaqësuesit ligjorë të Mediapro.
Top Channel