Pasi po arkivon një sezon të suksesshëm me titullin kampion dhe Kupën e Italisë, Juventusi po përgatitet të bëjë ndryshime të rëndësishme këtë verë, që mund t’i japin më shumë forcë për të synuar Champions League.
Një minirevolucion do të jetë ai që mund të përfshijë anësorët e mbrojtjes, mesfushën, e ndoshta edhe sulmin apo pankinën.
Në pritje të hapjes zyrtare të merkatos ka vetëm ide dhe projekte, por ajo që po merr jetë në ditët e fundit është dilema për një sakrificë të madhe, shitja e njërit mes Dybala apo Higuain.
I pari ka një moshë të re dhe konsiderohet numri 10 i së ardhmes, pavarësisht oshilacioneve, por për të nuk mungojnë ofertat deri në 140 milionë euro.
Por, nëse për Dybalën duken më të pakta mundësitë për ta larguar këtë verë, argjentinasi tjetër Gonzalo Higuain duket më i sakrifikueshëm. Në vitin 2016, sulmuesi u ble për 90 milionë euro nga Napoli, e tani vlera e tij ka rënë në 50 milionë. Argjentinasi ndien peshën e moshës, por në zonë është fatal dhe mund të largohet nga Italia pas 5 sezonesh.
Paris SG është një nga pretendentët, por vetëm në rast se do të ketë largime në sulm, pasi skuadra franceze ndodhet nën lenten e UEFA-s për shkeljen e “Fair Play”-t financiar.
Top Channel