Diona Fona ishte e ftuar sot në “Pop Culture” ku foli për karrierën e saj por edhe jetën private.

Ylli i hitit “Havera” tregoi se që në hapat e parë ishte babai ai që e ka menaxhuar, ndërkohë që tha se ai e mbështet për gjithçka përveçse të dalë nudo.

E pyetur nëse ka të dashur, këngëtarja e mohoi një gjë të tillë por më tej zbuloi se si do të ishte për të mashkulli ideal.

“Të qeshë, të jetë i lirë, të mos kufizohet, të ketë konfidencë dhe të dijë çfarë do,” tha këngëtarja kosovare e cila jeton në Londër për “Pop Culture”.

FOTO GALERI
5/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA