Debate në KLP, Tiranës dhe Elbasanit i mungojnë 51 prokurorë
18/07 21:17
Tre të rinj janë plagosur si pasojë e një aksidenti në dalje të qytetit të Kukësit.
Informacionet paraprake bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth mesditës në afërsi të Urës së Drinit të Zi. Makina me targë AA 068 HT, ka dalë nga rruga e për pasojë është përmbysur rreth 5 metra poshtë rrugës.
Tre të rinjtë nga Lezha, Aleksandër Tanushi, 26 vjeç, Fatjon Bregu, 25 vjeç dhe Mark Tanushi, 27 vjeç ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton për shkaqet e aksidentit, për të cilin paraprakisht dyshohet shpejtësia e madhe.
Top Channel