Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar në Facebook lidhur me deklaratat e kryeministrit Edi Rama ndaj gjermanëve dhe holandezëve.
“Kryeministri po lufton me trimëri kundër armiqve gjermane e holandeze së fundmi Dhe ka shumë të drejtë ky kryeministri.Si mundet që gjermanët e holandezët të kërkojnë të luftohen trafikantët dhe krimi i organizuar.Si mundet të kërkojnë të luftohet korrupsioni shpërthyes. Këta të huajt duket qartë që i duan të keqen Shqipërisë, ndaj kryeministri duhet t’i demaskojë dhe t’i luftojë deri në fund ata. Bile edhe ambasadorët e tyre duhet t’i dëbojë nga Shqipëria. Bile as të mos pranojë të hyjë në BE ku janë edhe këta armiq të Shqipërisë”, shkruan Vasili.
Vasili thotë se kryeministri e do këtë vend me trafiqe, me drogë,me kriminelë,me korrupsion shpërthyes. Ka të drejtë kjo është Shqipëria,që ai do, thotë Vasili, por qe ne s’e duam.
Top Channel