Ish kampioni i botës me Brazilin, në vitin 1994, Romario ka dhënë këshilla shumë speciale për sulmuesin kryesor të Seleçaos, Gabriel Jesus, i cili bashkë me Nyemar pritet të marrë për dore kombëtaren braziliane në ‘Rusi 2018’.

“Ai duhet të bëjë sa më shumë seks. Duhet të shfrytëzojë maksimalisht të gjitha ditët e pushimit për të bërë seks dhe më pas të jetë i përqendruar te ndeshja. Vetëm kështu do të mund të jetë i kthjellët dhe të japë më të mirën në fushë ne lojës”, deklaroi Romario.

Më pas ish sulmuesi i famshëm i Brazilit dhe Barcelonës, ka thënë se ky është viti kur pritet rikthimi të triumfi për brazilianët, duke shtuar se presioni nuk duhet të ndikojë te lojtarët.

“Nuk e di a do të peshojë mungesa e triumfit në Botëror prej disa vitesh, por mendoj se ky është edicioni i duhur për t’ia dalë. Lojtarët duhet të jetë të përqendruar dhe të luajnë çdo ndeshje si të jetë e fundit”, tha legjenda e futbollit brazilian.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA