Komisioni i Disiplinës i Federatës Turke të Futbollit ka dhënë një dënim ekzemplar për ish-futbollistin e Atletico Madrid dhe Barcelonës, Arda Turan: 16 javë pezullim dhe 10 mijë euro gjobë financiare.

Fantazisti i Istambul Basksehir është penalizuar nga Komisioni i Disiplinës me 16 ndeshje pezullim, pasi në ndeshjen me Sivasspor ka shtyrë arbitrin anësor, pasi nuk akordoi një faull në dëm të tij. Dhe si të mos mjaftonte, Arda Turan pasi është larguar nga fusha me karton të kuq ka sharë dhe kërcënuar arbitrin, teksa linte fushën e lojës.

Komisioni i Disiplinës ka dhënë penalitetin prej 10 ndeshjesh për shtyrjen e arbitrit, 3 për sharje dhe 3 për kërcënimin. Pëveç këtij skualifikimi të gjatë, që hyn në fuqi sezonin e ardhshëm, Turan duhet të paguajë edhe 10 mijë euro gjobë.

FOTO GALERI
5/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA