Botërori “Rusi 2018”, trajneri më i paguar rezulton Joachim Löw

10/05/2018 15:05

Pas një muaji fillon Botërori i Rusisë, ngjarja më e rëndësishme futbollistike dhe praktikisht janë përcaktuar pothuajse të gjitha detajet, përveç listave përfundimtare të futbollistëve të të 32 skuadrave pjesëmarrëse.

Një e dhënë kurioze që është publikuar në orët e fundit është ajo që ka të bëjë me pagat e 32 trajnerëve pjesëmarrës në këtë kompeticion, që u zbuluan nga “Zoomin TV”.

Trajneri më i paguar i Botërorit të Rusisë rezulton të jetë ai i përfaqësueses gjermane, kampiones së botës në fuqi, Joachim Löw, me një pagë prej rreth 3.8 milionë eurosh, ndërkohë që në vendin e fundit është trajneri i Senegalit, Allou Cisse, me vetëm 200 mijë euro.

Pas Löw, trajneri i dytë më i paguar në Botërorin e Rusisë është ai i Brazilit, Tite, që përfiton 3.4 milionë euro. Podiumin e plotëson trajneri i përfaqësueses së Francës, Didier Deschamps, edhe ky me 3.4 milionë euro, i ndjekur nga trajneri i Spanjës, Julen Lopetegui, me një pagë prej 2.9 milionë eurosh dhe ai i Rusisë, Stanislav Cherchesov, me 2.5 milionë euro.

Në dhjetëshen e trajnerëve më të paguar të Kupës së Botës janë edhe Fernando Santos i Portugalisë, Carlos Queiroz i Iranit, Gareth Southgate i Anglisë, Jorge Sampaoli i Argjentinës dhe Oscar Tabarez i Uruguajit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA