Programi më i madh i shfarosjes së minjve duket se ka pasur sukses, pasi brejtësit e frikshëm nuk janë shfaqur prej muajsh në ishullin South Georgia, një territor britanik në jug të Atlantikut.
Pas vëzhgimit të kujdesshëm, ekspertët thanë se nuk gjetën gjurmë të minjve, që ishin shndërruar në gjahtarët me të rrezikshëm të zogjve në ishull.
Rezultati është një sukses i madh për Fondin e Trashëgimisë së South Georgias, një organizatë bamirëse skoceze që investoi 10 milionë dollarë për të ruajtur këtë qendër të biodiversitetit.
Programi i shfarosjes u krye në tri faza, duke nisur që prej vitit 2010, e pjesë e tyre ishin helikopterë që hidhnin ushqim të helmuar për minjtë në të gjithë ishullin.
Ishulli i South Georgias është një parajsë për zogjtë shtegtarë, por edhe lokalë, të cilët mblidhen aty me miliona për t’u shumuar. Me që ishulli nuk ka pemë, zogjtë i ndërtojnë foletë në tokë, duke u bërë prè fare e lehtë për minjtë që po shfarosnin shpendët.
Minjtë mbërritën në ishull në shekullin e XIX me anijet e gjahtarëve të balenave, që e përdornin atë si bazë. Ekspertët thonë se suksesi i programit duket qartë, jo vetëm ngaqë nuk u gjetën minj, por nga rritja e beftë e numrit të zogjve në ishull, që tashmë mund të jetojnë të qetë.
Top Channel