Koreja e Veriut ka liruar 3 shtetas amerikanë nga burgu, e kjo konfirmohet nga një postim në “Twitter” i presidentit Donald Trump.

Lëvizja shihet si një ghest i vullnetit të mirë para një takimi historik mes Trumpit dhe udhëheqësit koreano-verior, Kim Jong-un.

Trump tha se do t’i priste të liruarit kur ata të ktheheshin bashkë me Sekretarin e Shtetit, Mike Pompeo, që ka qenë në Penian për të përgatitur bisedimet.

Kim Hak-song, Tony Kim dhe Kim Dong-chul kanë qenë të burgosur në vendin komunist për aktivitete kundër shtetit dhe ishin dërguar në kampet e punës.

Kim Hak-song ishte arrestuar nën dyshimin për akte armiqësore, në maj të vitit 2017. Më herët, ai e përshkruante veten si një misionar i krishterë, që kishte si qëllim të krijonte një fermë eksperimentale në Universitetin e Shkencës dhe Teknologjisë në Penian.

Tony Kim, i njohur edhe si Kim Sang-duk, po ashtu punonte në këtë universitet. Ai ishte arrestuar në prill të vitit 2017, nën akuzat për spiunazh. Sipas medieve koreano-jugore, ai ishte përfshirë në aktivitete humanitare në Veri.

Ndërsa Kim Dong Chul, një pastor rreth të 60-ave, ishte arrestuar në vitin 2015 nën akuzat për spiunazh, e më pas ishte dënuar me 10 vite punë të rëndë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA