Mundësitë e transferimit të Neymar në Madrid duket se po shtohen dita-ditës, ndërkohë që për t’i bërë vend brazilianit, Reali i Madridit duhet më parë të krijojë hapësirë në skuadër, duke larguar disa prej futbollistëve nga organika tejet e mbushur.

Pas Benzema, Bale apo Isco, një tjetër emër që pritet të përfundojë në merkato është kroati Mateo Kovaçiç.

Mesfushori kroat i lindur në ’94-n, sipas “Corriere dello Sport” është në krye të listës së dëshirave të Luciano Spallettit për sezonin e ardhshëm. Lojtari vlerësohet rreth 30 milionë euro, po aq sa paguan spanjollët për t’ua rrëmbyer zikaltërve në vitin 2015, megjithatë ka ende hapësira për të negociuar.

Kovaçiç ka ngjashmëri me lojën e Strootman dhe Spalletti do ta çiftonte në mesfushë me kroatin tjetër Brozoviç, që në pjesën e dytë të sezonit ka qenë futbollisti më i mirë i zikaltërve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA