Fjalët e para të Fergusonit pasi doli nga koma: Mund ta shikoj finalen e Champions-it?

09/05/2018 09:39

Sir Alex Ferguson u operua me urgjencë pas një hemorragjie cerebrale të shtunën e kaluar, por ish-trajneri i Manchester United mendjen e ka vetëm te topi.

Mësohet se sapo është zgjuar nga koma, skocezi 76-vjeçar ka pyetur mbi rezultatin e Doncaster, skuadër që drejtohet nga i biri Darren Ferguson. Më pas, ai u ka thënë familjarëve këto fjalë: “E di që nuk e shoh dot finalen e Kupës së Mbretëreshës, por a mund ta shikoj finalen e Champions League?”.

Për mjekët dhe familjarët pyetje të tilla janë shumë shpresëdhënëse për gjendjen shëndetësore të Fergusonit, por sigurisht që trajneri legjendar duhet të qëndrojë pushim për një kohë të gjatë.

Pra, vështirë se në datën 26 maj do të mund të udhëtojë në Kiev për të parë nga afër përballjen Real Madrid-Liverpool.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA