Pas divorcit nga futbollisti shqiptar Blerim Xhemajli, Erjona Sulejmani po merr gjithmonë e më shumë vëmendje në mediat rozë.
E bërë e famshme në europianin e 2016-ës, në Francë, bukuroshja shkodrane këtë herë ka postuar foto me bikini në plazhin e Formenteras. Erjona ka nxjerrë në pah linjat e saj, që tani duket se janë perfekte, falë edhe punës së shumtë të saj në palestër.
Mirëpo lajmi më i rëndësishëm për jetën e Erjonës u zbulua gjatë emisionit sportiv Tiki-Taka. Sipas gazetarëve italianë ajo ka nisur një histori dashurie me basketbollistin Alessandro Gentile. Detaje mbi lidhjen e re të Erjonës do të zbulohen në ditët në vijim.
E si mund të rrinin duarlidhur personazhet e sportit pas lajmit se modelja shqiptare është ndarë nga Xhemaili!
Top Channel