Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme ka nisur procedimet penale ndaj dy efektivëve të Policisë së Korçës, të akuzuar si pjesëmarrës në dhunimin e një 34-vjeçari në ambientet e komisariatit.

34-vjeçari Mariglen Muka denoncoi një ditë më parë se është dhunuar nga dy inspektorë të rendit në Korçë.

Ai ishte thërritur në Komisariat me dyshimin si autor i dyshuar i disa vjedhjeve të ndodhur në fshatin Kamenicë.

Gjatë marrjes në pyetje, ai ka mohuar akuzat, por është dhunuar nga inspektori i rendit.

34-vjeçari Mariglen Muka, prej te martës po trajtohet në Repartin e Kirurgjisë në spitalin e Korçës për shkak të dëmtimeve në kokë dhe pjesën e barkut.

Deri më tani, pavarësisht procedimit të SHÇBA dhe referimit të materialeve në prokurori, dy efektivët e policisë të përfshirë në akte dhune ndaj një qytetari, vijojnë të mbeten në detyrë.

Top Channel