“ATP Madrid Masters”, kualifikohen Raoniç e Del Potro

09/05/2018 10:00

Milos Raoniç dhe Juan Martin Del Potro siguruan një vend në raundin e tretë të Turneut “Masters” të Madridit.

Tenisti kanadez fitoi ndaj një kundërshtari të vështirë, siç është Grigor Dimitrov, numri 3 i renditjes botërore.

Sfida ishte e rivalizuar, të cilën e fitoi Raoniç me rezultatin 2-1. Kanadezi fitoi setin e parë 7-5, por Dimitrov vendosi ekuilibrin, pasi fitoi setin e dytë 6-3. Në setin final ishte sërish Raoniç që u tregua më i saktë në lojën e tij, duke e fituar atë 6-3.

Ndërkohë, Juan Martin Del Potro e pati më të lehtë ndeshjen me boshnjakun Dzumur, në raundin e dytë. Tenisti argjentinas ishte superior ndaj kundërshtarit të tij, të cilin e mundi me rezultatin 2-0, me sete 6-3 dhe 6-3.

Si kundërshtar të radhës, ai do të ketë tenistin serb Lajoviç, i cili eliminoi francezin Richard Gasquets.

Për në raundin tjetër të turneut “Masters” të Madridit u kualifikua edhe Fernando Verdasco, i cili mundi italianin Lorenzi me rezultatin 2-0. Spanjolli 35-vjeçar shfaqi një lojë më të mirë sesa kundërshtari i tij dhe i mbylli setet 7-5 dhe 6-4.

Top Channel