23/12 16:35
Tifozët nuk harrojë, edhe pse kanë kaluar plot 20 vjet nga ngjarja e shëmtuar 26 prillit 1998, kur Iuliano pengoi Ronaldon dhe arbitri Ceccarini nuk akordoi penallti në favor të Interit: tifozët zikaltër knë sharë në kor të dielën trajnerin e dytë të Udinezes, Mark Iuliano.
Ishte pikërisht ndeshja e javës 36-të në Friuli kur tifozët zikaltër kanë vënë në shënjestër ndihmësin e Tudor, Mark Iuliano që ka mbetur në histori pikërisht për atë ngjarje të prillit 1998. Pak ditë më parë Iuliano e mohoi kontaktin, duke thënë se duhet ta vendosë VAR.
Ndërkohë Komisioni i Disiplinës i Federatës Italiane të Futbollit ka gjobitur me 3 mijë euro klubin zikaltër për koret e tifozëve, për sharjet e tyre ndaj Iulianos.
Top Channel