Shurupi i të droguarve, mbyllen tre prodhues në Nigeri

08/05/2018 21:35

Autoritetet nigeriane mbyllën tre kompani farmacetutike në vend pasi një hetimi të BBC për varësinë nga shurupi i kollës që përmban kodeinë.

Qeveria nigeriane tha se kompanitë u mbyllën pasi nuk bashkëpunuan me inspektorët e saj. Hetimi i BBC tregoi se shurupi i kollës shitet në tregun e zi dhe përdoret nga të rinjtë për tu droguar, si një alternativë e lirë ndaj drogave të tjera.

Gazetarët e BBC gjithashtu zbuluan se industria farmaceutike në vend e shfrytëzonte këtë dukuri negative dhe shiste sasi kolosale shurupi kolle në mënyrë të jashtëligjshme. në xhirimet me kamera të fshehta të BBC, shfaqeshin drejtues të kompanisë farmaceutike nigeriane që mburreshin se mund të shisnin miliona arka me shurup në tregun e zi brenda javës.

Në 1 maj, pas publikimit të hetimit të BBC, qeveria Nigeria ndaloi prodhimin dhe importimin në vend të shurupit të kollës me kodeinë. Vetë shurupi i kollës me kodeinë është një produkt i ligjshëm, por nuk mund të shitet pa një recetë mjeku. Por sigurisht që shitja e tij në tregun e zi apo nën dorë është shumë më e lehtë se trafiku i heroinës apo kokainës, për më tepër kushton shumë më lirë.

Sipas autoriteteve nigeriane, drogimi me kodeinën e këtij shurupi është shndërruar në një epidemi të frikshme në vend dhe llogaritet që vetëm në dy provinca, pikërisht Kano dhe Jigawa, konsumohen 3 milion shishe shurup në ditë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA