Këngëtarja belge Maurane ka ndërruar jetë në moshën 57-vjeçare, vetëm pak ditë pasi ishte rikthyer në skenë pas një mungese dyvjeçare.
Maurane ishte emri i artit i këngëtares së lindur me identitetin Claudine Luypaerts, e cila u gjet e vdekur në shtëpinë e saj në Schaerbeek, periferi e Brukselit, pasditen e së hënës. Shkaku i vdekjes ende nuk dihet.
Këngëtarja e kishte ndërprerë karrierën e saj në vitin 2016, për shkak të problemeve me kordat zanore të saj. Ajo njihet gjithashtu edhe për rolin e saj në vitet e fundit, në një “talent show” për këngëtarët e rinj, të quajtur “Nouvelle Star”.
Karriera e saj si këngëtare ka nisur prej fillimviteve ’80, por Maurane u rikthye në skenën e një koncerti në Bruksel pak ditë më parë, në nder të Jacques Brel. Ajo ishte duke përgatitur gjithashtu një turne për pranverën e vitit 2019.
I cituar nga rrjeti publik “RTBF”, një prokuror belg është shprehur se vetëm ekzaminimet post-mortem do të përcaktojnë shkakun e vdekjes së saj.
Top Channel