PSG shuan ëndrrën e Les Herbiers, fiton Kupën e Francës

08/05/2018 23:09

PSG nuk ka toleruar aspak ndaj skuadrës së kategorisë së tretë në Francë, duke fituar pastër 0-2 Kupën, një tjetër trofe pas kampionatit, Les Herbiers.

PSG e fitoi për herë të 4-t radhazi këtë kompeticion dhe për herë të 12-të në historinë e saj duke përmirësuar rekordin e mëparshëm me 11 trofe.

Skuadra e kategorisë së tretë që i surprizoi të gjithë me mbërritjen deri në finale ishte me fat në 25 minutat e para teksa Parisi u ndal 2 herë nga shtylla dhe një herë nga traversa, dy nga tentativat ishin të Lo Celsos dhe një e Mbappe.

Megjithatë në të 26-ën mesfushori i talentuar argjentinas Giovani Lo Celso korrigjoi shënjestrën me një goditje të bukur nga distanca duke kaluar në epërsi kampionët e Francës.

Në fillimin e pjesës së dytë Mbappes iu anulua një gol ndërsa për të vulosur triumfin e PSG mendoi i përhershmi Edinson Cavani që në minutën e 74-t kthehu në gol një 11-metërsh. Për t’u përmendur edhe fakti që përpara fillimit të finales, të gjithë futbollistët e të dyja skuadrat personalisht një e nga një nga presidenti i Francës Macron.

Top Channel