Nesër luan finalen e Superkupës së Italisë, ndërkohë në Kosovë, kapiteni Amir Rrahmani merr çmimin më të lartë të futbollit Dardan
PSG nuk ka toleruar aspak ndaj skuadrës së kategorisë së tretë në Francë, duke fituar pastër 0-2 Kupën, një tjetër trofe pas kampionatit, Les Herbiers.
PSG e fitoi për herë të 4-t radhazi këtë kompeticion dhe për herë të 12-të në historinë e saj duke përmirësuar rekordin e mëparshëm me 11 trofe.
Skuadra e kategorisë së tretë që i surprizoi të gjithë me mbërritjen deri në finale ishte me fat në 25 minutat e para teksa Parisi u ndal 2 herë nga shtylla dhe një herë nga traversa, dy nga tentativat ishin të Lo Celsos dhe një e Mbappe.
Megjithatë në të 26-ën mesfushori i talentuar argjentinas Giovani Lo Celso korrigjoi shënjestrën me një goditje të bukur nga distanca duke kaluar në epërsi kampionët e Francës.
Në fillimin e pjesës së dytë Mbappes iu anulua një gol ndërsa për të vulosur triumfin e PSG mendoi i përhershmi Edinson Cavani që në minutën e 74-t kthehu në gol një 11-metërsh. Për t’u përmendur edhe fakti që përpara fillimit të finales, të gjithë futbollistët e të dyja skuadrat personalisht një e nga një nga presidenti i Francës Macron.
Top Channel