24/05 15:52
Tiranës i janë hequr 3 pikë për mosshlyerjen e detyrimeve financiare ndaj kërkuesit, ish-futbollistit bardheblu Gjergji Muzaka.
Për këtë çështje, Komisioni i Disiplinës i ka dhënë një afat përfundimtar prej 15 ditësh për të shlyer detyrimet.
Në rast se do të dështojë përmbushja e këtyre detyrimeve, skuadrës kryeqytetase do t’i zbriten sërish 3 pikë brenda një afati 10-ditor.
Ky penalizim i parë nuk iu rrezikon bardhebluve kalimin në Superiore, por nëse do të vazhdohet me zbritje pikësh, atëherë rrezikon që Tirana të mos arrijë objektivin e saj.
Detyrimi i skuadrës bardheblu ndaj ish-futbollistit të saj, Gjergji Muzaka, sot lojtar i Skënderbeut, është rreth 10 milionë lekë.
Top Channel