Mourinho, 800 mijë euro për të mbyllur gjyqin për evazion fiskal

08/05/2018 14:41

Jose Mourinho është shumë pranë arritjes së një marrëveshjeje me organet tatimore spanjolle, për mbylljen e procesit gjyqësor në lidhje me evazionin fiskal, të kryer me fshehjen e të ardhurave nga e drejta e imazhit në periudhën 2011-2012, kur ai ishte trajner i Realit të Madridit.

Sipas asaj që publikohet tek e përditshmja spanjolle “El Mundo”, ish-trajneri portugez i Realit të Madridit ka pranuar fajin për evazionin fiskal dhe do të paguajë një gjobë prej 800 mijë eurosh. Ky pakt, për të cilin pritet vetëm formalizimi, do të shërbejë për të konvertuar dënimin me burg prej 12 muajsh, që organet fiskale kërkuan për 55-vjeçarin.

Mourinho u hetua edhe më parë nga organet fiskale spanjolle, për faktin se nuk deklaroi shifrën prej 3.3 milionë eurosh të përfituara nga e drejta e imazhit. Ai proces u mbyll në korrik të vitit 2015, pas akordit që “luzitani” arriti me autoritetet për të paguar 4.4 milionë euro, sa ç’është shifra e evazionit, gjoba dhe interesat.

Organet fiskale e rihapën këtë çështje para një viti, pasi gjetën informacione të reja, dhe Prokuroria bëri denoncimin e saj kundër Mourinhos.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA