Mikja më e mirë e Meghan Markle ka zbuluar disa foto të reja të aktores amerikane para takimit të saj të parë me Princin britanik.

Jessica Mulroney ka postuar në llogarinë e saj në Instagram fotografi nga pushimet e tyre në Itali, vetëm një muaj para se Meghan të njihej me Harry-n.

Fotot tregojnë miqësinë e ngushtë të Jessica dhe nuses së ardhshme mbretërore, teksa dyshja shijon diellin italian me bikini.

Kanadezja Mulroney do të jetë gjithashtu e pranishme në dasmën e Meghan dhe Princ Harry që do të zhvillohet në 19 Maj në Kështjellën “Windsor”.

FOTO GALERI
1/13

Top Channel