Roberto Mancini do të jetë me të gjitha gjasat trajneri i ri i Italisë. Akordi mes trajnerit dhe drejtuesve të Federatës italiane të Futbollit (FIGC) është arritur, por mbetet të merret edhe “drita jeshile” nga ana e klubit rus të Zenitit të Shën Pjetërburgut.

Trajneri i ardhshëm i “axurrëve” ka pranuar thuajse të gjitha kushtet e vendosura nga Federata, përfshi edhe shkurtimin e pagës, në vetëm 2 milionë euro në vit në kontratën me afat dyvjeçar, ndërsa për stafin e tij pritet të flitet në ditët në vijim.

Lajmi bëhet i ditur nga e përditshmja sportive “Gazzetta dello Sport”, që thekson se Mancini dhe “FIGC” po projektojnë edhe të ardhmen e skuadrës kombëtare. Më i bujshmi është rikthimi i Mario Balotellit.

Mancini pritet të përfundojë kampionatin rus me Zenitin më 14 maj, datë pas së cilës me përjashtim të ndonjë surprize të papritur, do të nisë aventurën e re në krye të Italisë, që do të kërkojë ringritjen e shpejtë në majat e futbollit ndërkombëtar, pas eliminimit të bujshëm nga Botërori i Rusisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA