Përballja mes Flamurtarit dhe Laçit përfaqëson vetëm një nga sfidat që do të zbulojnë pjesërisht ekuacionet për ekipin që do të bjerë nga kategoria Superiore, pasi në luftë janë të paktën 4 skuadra në rrezik real.
E mërkura prezanton para tifozëve javën e 33 të kampionatit shqiptar dhe sanksionet e Disiplinës për fushën e Vlorës, e kanë kthyer në mister dhe zhvillimin e një prej takimeve.
Ndeshja mes bregdetarëve dhe Laçit ishte parashikuar të luhej në stadiumin e Vlorës në orën 19:00 të së mërkurës por dënimi i FSHF-së për dhunën ndaj arbitrave, imponon zgjidhje emergjente. Drejtuesit e skuadrës kuqezi kanë nisur të kontaktojnë opsionet më të lehta që janë Fieri dhe Ballshi, si dy prej fushave që plotësojnë standardet e superiores.
Ndërkohë këtë të mërkurë zhvillohen si ajo mes Vllaznisë dhe Kamzës. Në rast triumfi, skuadra shkodrane do të parakalonte rivalët dhe do ti largohej disi zonës së ftohtë. Teuta pret Kukësin pa objektiva realë dhe nëse arrin të triumfojë, do të shkojë në kuotën e 40 pikëve.
Top Channel