Nga Anglia vijnë lajme të mira në lidhje me Sir Alex Ferguson.

Trajneri legjendar i Manchester United doli nga gjendja e komës, duke dhënë sinjale pozitive për përmirësimin e tij.

Mësohet se Ferguson, tashmë 76-vjeçar, ka komunikuar me familjarët e tij, që kanë qenë gjatë të gjithë kohës të pranishëm në spital.

Sipas medies britanike, mjekët shfaqen optimistë për një shërim të plotë të Sir Alex Ferguson, edhe pse do të duhet shumë kohë për këtë.

Sir Alex Ferguson u shtrua me urgjencë në spital mbrëmjen e së shtunës, duke iu nënshtruar menjëherë një ndërhyrjeje kirurgjikale për hemorragji në tru.

Gjatë këtyre ditëve, në drejtim të tij kanë ardhur shumë mesazhe inkurajuese nga personalitete e klube të ndryshme të futbollit botëror.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA