Ekstradohet Izet Haxhia, i dënuar me 25 vite burg për vrasjen e Hajdarit

08/05/2018 20:12

Pas 19 vitesh, Izet Haxhia rikthehet në Tiranë për të vuajtur dënimin me 25 vite burg që ka marrë nga të gjitha shkallët e gjyqësorit shqiptar për bashkëpunim në vrasjen e deputetit Azem Hajdari.

I arrestuar që në vitin 2006, Izet Haxhia jetoi për më shumë se 11 vjet në pritje të ekstradimit, i cili erdhi vetëm pas kërkesës së bërë prej tij.

Gjykatat turke, dy muaj më parë, vendosën kthimin e Izet Haxhisë në Tiranë. Pavarësisht dëshirës së Haxhisë për t’u kryer, masat e sigurisë për të kanë qenë tejet të rrepta. Dy punonjës të RENEA-s e shoqëruan Haxhin nga Ankaraja në Rinas dhe me pas e dorëzuan nw komisiaritin e Rinasit ku edhe ju bene procedurat fillestare te njohjes me personin e ekstraduar.

Për shumë vite me radhë, Haxhia ka qenë bodigardi i ish-Presidentit Sali Berisha, detyrë që e la pas ngjarjeve të 14 shtatorit në Tiranë. Herën e fundit në publik në kryeqytet, Haxhia u pa në tankun drejtuar kryeministrisë në shtator 98.

Më pas u shpall në kërkim, jo vetëm për këto ngjarje, por edhe për vrasjen në bashkëpunim të Azem Hajdarit. Në procesin gjyqësor ndaj tij i zhvilluar në mungesë, dëshmitarët e mbrojtur nga Prokuroria deklaruan se ai ishte takuar me vrasësit e Azem Hajdarit disa orë përpara ngjarjes.

Por që pas vitit 2016, Izet Haxhia është tepër prezent në mediat sociale dhe në shtyp, ku mohon jo vetëm të ketë gisht në këtë vrasje, por ngre akuza për një sërë ngjarjesh të rënda të ndodhura në vend nga 1992 deri në 1997. Haxhia u dërgua në burgun 313 në pritje për t’u paraqitur në gjykatë ku do të njihet edhe ligjërisht me dënimin që ka marrë në vitin 2002.

FOTO GALERI
3/16

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA