Klounë të veshur me të bardha marshuan në rrugët e Akapulkos në Meksikë, duke kërkuar fundin e valës së dhunës në qytet.
Me fytyrat e ngjyrosura sipas profesionit të tyre dhe me shenjën e paqes në pankarta, ata thanë se janë lodhur nga gjithë kjo dhunë.
Klounët u ankuan se kanë mbetur pa punë, pasi banorët kanë frikë nga kriminaliteti i lartë dhe nuk organizojnë më festa, pasi mund të bëhen objektivë të kriminelëve. Gjatë prillit, 100 vetë u vranë në qytetin turistik të Akapulkos.
Sipas statistikave zyrtare, gjatë tre muajve të parë të këtij viti në Akapulko janë vrarë 50 njerëz më shumë se një vit më parë dhe shumica e vrasjeve i faturohen luftës me bandave.
Klounët thanë rritja e krimeve ka përhapur terror në qytet dhe për ata është bërë praktikisht e pamundur që të punojnë. Dikur Akapulko ishte një destinacion i famshëm turistik edhe për yjet e Hollivudit, por prej vitesh numri i turistëve ka rënë ndjeshëm për shkak të numrit të lartë të vrasjeve.
Top Channel