Levante e siguroi mbijetesën javë më parë, pas disa rezultateve radhazi pozitive, ku një ndihmesë të madhe në këtë fundsezoni i dha lojtari me origjinë shqiptare Enis Bardhi.
Por ajo që bie në sy është mungesa e sulmuesit shqiptar Armando Sadiku, i cili edhe pse nuk ka qenë një nga të preferuarit e trajnerit, as në ndeshjet e fundit nuk i është dhënë asnjë mundësi aktivizimi.
Levante triumfoi mbrëmjen e së hënës 0-3 në transfertë ndaj Leganes, ku një prej golave u shënua nga Bardhi, ndërsa Sadiku nuk ishte as në stolin e rezervave.
Duket se edhe kjo eksperiencë për sulmuesin shqiptar nuk ka shkuar si duhet pas dështimit në kampionatin polak, ku pas largimit u shpreh se ndihej si një “Ferrari” i lënë në garazh”.
Top Channel