Sochi bashkon Merkelin me Putinin për bisedime, më 18 maj

07/05/2018 13:19

Kancelarja gjermane, Angela Merkel do të udhëtojë drejt qytetit jugor rus, Sochi, më 18 maj për të zhvilluar bisedime me presidentin Vladimir Putin.

Lajmi bëhet i ditur nga agjencia ruse e lajmeve “RIA”, e cila citoi këtë të hënë një ndihmës të Kremlinit.

Yury Ushakov, këshilltar i Putinit, tha gjithashtu se presidenti rus do të udhëtojë më vonë në Vjenë, më 5 qershor.

Lajmi, gjithsesi mori konfirmimin edhe të qeverisë gjermane, përmes një zëdhënëseje të saj.

Konfirmimi i zëdhënëses vjen ndërsa ajo kishte refuzuar më herët ta pohonte apo ta mohonte këtë takim, gjatë një konference të rregullt për mediet nga qeveria, teksa i kishin referuar lajmin e agjencisë ruse të lajmeve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA