Një organizatë humanitare e dedikuar për të ndihmuar imigrantët, mundi të shpëtojë 105 imigrantë në Detin Mesdhe, në veri të Libisë.
Organizata “Proactiva Open Arms” i gjeti imigrantët në një barkë gome pa motor. Ata i treguan një reporteri të agjencisë Associated Press që ndodhej në barkë, se disa trafikantë njerëzish që po udhëtonin me një tjetër barkë, ja kishin hequr motorin barkës së imigrantëve në mesin e rrugës, dhe pastaj ikën, duke i lënë ata në mesin e ujërave të rrezikshme të Mesdheut.
Mes imigrantëve të shpëtuar ishin 8 gra dhe 6 fëmijë. Imigrantët ishin nga Bangladeshi, Maroku, Egjipti, Nigeria, Pakistani, Sudnai, Eritrea, Senegali, Libia dhe Gana.
Me ngrohjen e motit duket se numri i imigrantëve që duan të hyjnë në Europë është shtuar.
Top Channel