Roma, Lazio dhe Inter, sprinti që ka enigmën “Champions”

07/05/2018 18:39

Roma dhe Juventus do përballeshin me një fund ideal të sezonit nëse të dielën e Serisë A, fërshëllima e trefishtë në stadiumin “Olimpico” do të sanksiononte barazimin. Kështu “Zonja e Vjetër” merr sigurinë matematikore për titullin ndërsa skuadra kryeqytetase ka sigurinë e kualifikimit në Ligën e Kampioneve.

Kjo e fundit ka ende një enigmë të madhe të sprintit final të sezonit dhe duket se formacioni verdhekuq i trajnerit Di Francesko, është në pozicion më të favorshëm sesa Lazio dhe Inter. Në krahasim me rivalët për një vend në elitën e futbollit kontinental, Roma synon 1 pikë në dy ndeshje. Nëse nuk merr barazimin ndaj Juves, do ta kërkojë në 20 Maj kundër Sasuolos në transfertën e “Mappei Stadium”.

E ndryshme është situata për Interin që fitoi dy pikë në terrenin ndaj Lazios në fundjavë, duke rikthyer në mënyrë prepotente në garë për Champions. kështu renditja intrigohet edhe më shumë.

Në kuotën e 74 pikëve Roma është me një këmbë në Champions. Inter mund ta kalojë në sfidat e mbetura, por Lazio mundet vetëm të arrijë rivalët e qytetit. Dhe në rast të pikëve të barabarta, Roma është në avantazh për përplasjet direkte.

Zikaltërve të trajnerit Spalleti i duhen dy suksese, të shtunën në “San Siro” kundër Sassuolos dhe në javën finale ndaj Lazios, aty ku luan përplasjen direkte. Në rast të një skenari që çon Interin dhe Lazion në kuotë të njëjtë pikësh, do të vendosë diferenca e përgjithshme e golave që aktualisht është në favor të skuadrës kryeqytetase me 5 gola më shumë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA