
24/05 15:52
Mbrëmja e të hënës nuk ka qenë aspak pozitive për mesfushorin e kombëtares shqiptare, Kamer Qaka.
Ai u ndëshkua me dy kartonë të verdhë në ndeshjen e kampionatit rumun mes Poli Iasit dhe Steauas së Bukureshtit, duke u përjashtuar nga loja në minutën e 79’ dhe lënë skuadrën me 10 futbollistë.
Gjithsesi, skuadra e shqiptarit ia doli të marrë 3 pikët, pasi në minutën e fundit shënoi golin e vetëm të takimit, me anë të Cristeas.
Natyrisht që ky rezultat, më shumë se i bëri punë skuadrës së Qakës, penalizoi Steauan, që tashmë humbi kreun e renditjes dhe dy javë nga fundi, rrezikon fitimin e titullit kampion.
Top Channel