Pak ditë më parë i gjithë rrjeti u çmend pasi disa aludime se vogëlushja Stormi është kopja e truprojës së Kylie Jenner qarkulluan pafundësisht online.

Fansat dhe fanatikët e “Keeping up with the Kardashians” krijuan dhjetëra meme rreth kësaj teorie konspirative duke bashkangjitur fotot e së voglës krah Tim Chung.

Kylie, Travis Scott dhe Stormi ndodhen me pushime, ndërkohë që këto thashetheme janë ende të freskëta, por e kanë ndërprerë plazhin për të reaguar kundrejt thashethemeve.

Burime pranë saj kanë treguar se ajo është shkrirë së qeshuri kur ka parë fotot dhe theksoi se Tim është një mik i familjes që gjithmonë është kujdesur për ta.

Ajo shtoi se Stormi duket si Travis dhe si vetë 20-vjeçarja kur edhe ata ishin të porsalindur, këto aludime janë krejtësisht qesharake por të paktën i bënë për të qeshur.

FOTO GALERI
3/18

Top Channel