Inspektorët e Drejtorisë së Përgjithshme të Tiranës kanë zbarkuar në Vlorë për ngjarjen e rëndë që ndodhi pasditen e së dielës, ku arbitrat e takimit Flamurtatri-Vllaznia janë dhunuar fizikisht në ambjentet e stadiumit.
Menjëherë pas ngjarjes, arbitri anësor, Tartati ka bërë kallzim penal ndaj personave që kanë ushtruar dhunë ndaj tij, të cilët shoqëroheshin me administratorin e klubit Famurtari, Sinan Idrizi. Mesditësn e së hënës përfaqësues nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit kanë mbërritur në ambjentet e stadiumit, për një analizë të mëtejshme të ngjarjes.
Ende nuk ka një raport të plotë të policisë rreth ngjarjes që ndodhi pas ndeshjes Flamurtari-Vllaznia, ndërsa kallzimi i bërë nga arbitri anësor, Tartari është për goditje për shkak të detyrës.
Top Channel