Ka një ikonë universale për komandën “Save”, por duket se të rinjtë e sotëm nuk e kanë idenë se çfarë është një disketë, apo “Floppy disk”.

Një studim i ri i YouGov me 2011 fëmijë të moshave 6 deri në 18 vjeç, ka studiuar se sa familjarë janë fëmijët me teknologjinë e brezave të shkuar.

Ata u treguan fëmijëve 12 foto të ndryshme të asaj teknologjie dhe i kërkuan tu vendosin një emër. Rezultatet treguan se 2/3 e tyre nuk e dinin se çfarë ishte ose nuk e identifikonin siç duhej. E habitshme ishte se ata e identifikonin me ikonën e komandës “Save”.

Mes 12 copave të tjera të teknologjisë, më të vështirat për tu gjetur ishin “Pager”, një pajisje e vogël radio që aktivizohej nga një pikë qendrore që i jep sinjal përdoruesit kur ka ndonjë mesazh të shkurtër teksti apo dikush e kërkon. E dyta renditet Ceefax/ Teletekst, ku 86% e fëmijëve nuk e gjenin dot.

Pjesa më e madhe e fëmijëve e njihnin shumë mirë regjistruesin, dhe pavarësisht se janë shpikur më herët se regjistruesit, kasetat u njohën vetëm nga 60% e fëmijëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA