Në ndeshjen e tij të fundit në “Emirates”, Arsenali i Arsene Wenger shpartalloi 5-0 një rival inferior si Burnley. Ishte një stadium që si rrallëherë ishte tejmbushur, me një atmosferë tejet festive, teksa tifozët i thurnin lavdet e fundit njeriut që i solli kaq shumë suksese klubit londinez. Ndjenja festive vijoi edhe më e gjallëruar me golin e Aubameyang pas vetëm 14 minutash lojë.

Por, ai gol do të hapte fushatën e asaj “përmbytjeje” të furishme të “topçinjve”, që dominuan përgjatë të gjithë 90 minutëshit, edhe pse do të duhej të niste pjesa e dytë që të shihej shpërthimi, pasi 45 minutat e para u mbyllën me rezultatin 2-0, me gol të shënuar nga Lacazette. Pas pushimit do të vinin edhe golat e Kolasinac, Iwobi dhe Aubameyang, i dyti personal i tij.

Por, kjo ishte gjithçka që mund të dini nga një raportim ndeshjeje. Ajo çfarë nuk patë është edhe më domethënëse, e përmbledhur në 8 pika.

FOTO GALERI
6/10
5. Kartolina më e madhe e lamtumirës në botë - Në respekt të Wengerit, tifozët e Arsenalit mësynë me mijëra për të nënshkruar një letër lamtumire për francezin. Megjithatë, edhe pse shumë prej firmëtarëve nuk janë aq të “vjetër” sa të mbajnë mend epokën e artë të mbretërimit të Wengerit, respekti ndaj tij ishte një shenjë mirënjohjeje drithëruese për teknikun francez.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA