Në ndeshjen e tij të fundit në “Emirates”, Arsenali i Arsene Wenger shpartalloi 5-0 një rival inferior si Burnley. Ishte një stadium që si rrallëherë ishte tejmbushur, me një atmosferë tejet festive, teksa tifozët i thurnin lavdet e fundit njeriut që i solli kaq shumë suksese klubit londinez. Ndjenja festive vijoi edhe më e gjallëruar me golin e Aubameyang pas vetëm 14 minutash lojë.

Por, ai gol do të hapte fushatën e asaj “përmbytjeje” të furishme të “topçinjve”, që dominuan përgjatë të gjithë 90 minutëshit, edhe pse do të duhej të niste pjesa e dytë që të shihej shpërthimi, pasi 45 minutat e para u mbyllën me rezultatin 2-0, me gol të shënuar nga Lacazette. Pas pushimit do të vinin edhe golat e Kolasinac, Iwobi dhe Aubameyang, i dyti personal i tij.

Por, kjo ishte gjithçka që mund të dini nga një raportim ndeshjeje. Ajo çfarë nuk patë është edhe më domethënëse, e përmbledhur në 8 pika.

FOTO GALERI
3/10
3. Mavropanos, debutuesi i 200-të gjatë epokës “Wenger” - Karriera e tij mund të jetë në ditët e para, por nuk ka aspak dyshim se Konstantinos Mavropanos u pa pjesë e vyer e dy ndeshjeve në të cilat ka luajtur deri më sot. I famshëm për faktin se u bë debutuesi i 200-të nën drejtimin e Wengerit, shtatlarti grek me siguri do të kërkojë që emri i tij të mbahet mend për më shumë sesa vetëm një statistikë. 20-vjeçari ka luajtur ndaj Man. Utd. dhe ndaj Burnleyt.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA